Shqetësim për situatën në rajon, takohen presidentët e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 12:33
Osmani tAKIMI OKB 1024x576

Shqetësim për situatën në rajon, takohen presidentët e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 12:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe kryetarin e presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zheljko Komshiç.

Ata shprehën shqetësim për zhvillimet e fundit në rajon dhe gjithashtu qëllimin e përbashkët për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ndër të tjera, të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje. Takimi ndodhi në Nju-Jork gjatë javës së Nivelit të Lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.