Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shuhet Mjeshtri i Madh, Vehap Xhindoli

Nga A2 CNN
24 Shtator 2021, 13:43 | Sporte të tjera
Shuhet Mjeshtri i Madh, Vehap Xhindoli

Ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare një prej figurave ebmlematike të sportit dhe të peshëngritjes së qytetit të Elbasanit, Vehap Xhoindoli.

Ai është themeluesi i cirkut të Elbasanit, si edhe ekipit të peshëngritjes. Gjatë gjithë jetës së tij, punoi me përkushtim të madh, edhe pse regjimi komunist e përndoqi dhe e persekutoi, duke e larguar nga qyteti i lindjes.

Xhindoli nuk hoqi dorë nga pasioni i tij për cirkun dhe sportin dhe me vendosjen e demokracisë kontributi i tij ishte shumë i çmuar, veçanërisht në sportin e peshëngritjes. Për vite me radhë, ai ka qenë pjesë e ekipeve të gjyqtarëve, si brenda dhe jashtë vendit. 

Xhindoli ka dhënë kontributin e tij dhe në letërsi, ndërsa ishte zotërues i disa gjuhëve të huaja. Ai mban titujt Mjeshtër i Merituar i Sportit, Qytetar Nderi i Elbasanit dhe titullin Mjeshtër i Madh, akorduar nga Presidenti Ilir Meta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani