Vaksinimi në Itali, 77% e popullsisë merr të dyja dozat

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 10:07
050010256 17088966 4e6f 4493 8887 e814337eabf7

Vaksinimi në Itali, 77% e popullsisë merr të dyja dozat

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 10:07

Itali, një ndër vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit është duke e rimarrë veten pak nga pak dhe po i rikthehet normalitetit me hapa të vegjël, kjo dhe falë procesit shumë të mirë të vaksinimit.

Shifrat zyrtare bëjnë me dije se deri tani në Itali janë aplikuar 83 383 557 doza vaksinë, ndërsa 77,08% e popullsisë mbi 12 vjeç (41 629 180 persona), i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Italianët që kanë marrë një dozë janë 44 621 736 ose 82,6% e popullsisë, ndërsa 26 900 persona janë vaksinuar tashmë për herë të tretë.

Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan mbi 4000 raste të reja me koronavirus dhe 63 viktima.