Vaksinohet 90% e NBA, Kyrie Irving kthehet në çështje

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 14:34
NBA VAKSINA 1024x576

Vaksinohet 90% e NBA, Kyrie Irving kthehet në çështje

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 14:34

NBA është gati për të zbritur në parket për sezonin e ri që nis javën e ardhshme. Nëse dy vitet e kaluara vunë në vështirësi organizimin e kampionatit, basketbolli amerikan ka njoftuar se 90% e lojtarëve i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës dhe për këtë arsye ndeshjet pritet t’i kthehen normalitetit.

NBA nuk ka vendosur asnjë kusht që detyron basketbollistët të vaksinohen, por për të shmangur komplikimin e pandemisë, testimet apo tamponët, përgjigjja ka qenë thuajse unanime. Por, ekziston një numër i vogël sportistësh mes të cilëve edhe ylli i Bruklin Nets, Kair Irvin që e kanë refuzuar vaksinën.

Problemi qëndron në faktin se shtete si Nju-Jork, ndalojnë basketbollistët e pavaksinuar të luajnë ndeshjet në shtëpi për shkak të masave kundër pandemisë. Edhe Endrju Uigins i Golden Stejt Uorrios rreshtohet mes atyre që nuk i besojnë vaksinës. Këto klube të cilët luajnë për titullin kampion, do të bëjnë gjithsesi çmos për të bindur basketbollistët e tyre të imunizohen që përpara ndeshjes së parë të sezonit.