Zjarr në Kadastrën e Durrësit, digjet zyra e serverëve

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 13:19
servi it kadastra 1024x576

Zjarr në Kadastrën e Durrësit, digjet zyra e serverëve

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 13:19

Kadastra e Durrësit, e cila ndodhet në Rinas, është përfshirë nga flakët mesditën e së premtes.

Burime për A2 CNN kanë bërë të ditur se është djegur zyra e serverëve. Mësohet se fillimisht është përfshirë nga flakët zyra e serverëve, pasi dyshohet se personeli i IT-së ka harruar një cigare ndezur.

Pas rënies së zjarrit i gjithë personeli i Kadastrës është larguar nga godina e për pasojë nuk ka të lënduar.