Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Avioni që fluturon ulët tremb banorët, por nuk është ashtu siç duket

Nga A2 CNN
25 Shtator 2021, 17:23 | Bota

Videoja e një avioni ushtarak australian që kalon përmes qiellgërvishtëseve në Brisbejn është bërë virale.

Boeing C-17A Globemaster III është xhiruar të enjten duke fluturuar në lartësi të ulët, gjatë provave për eventin e përvitshëm Sunsuper Riverfire.

Shumë persona u trembën nga mjeti ushtarak, por autoritetet lokale të Brisbejnit thanë se një test i tillë nuk është aspak i rrezikshëm, pasi avioni fluturon mbi lumin Brisbejn, duke pasur një distancë të madhe nga ndërtesat e larta.

Edhe gazetari australian Chad Ryan tha: “Nga këndi i xhirimit të videos nuk dallohet, por avioni fluturon mbi lumin që përshkon qytetin. Nuk manovron përmes ndërtesave”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli