Barca “rrezikon” sërish, firmos me “gjeniun” turk, klauzolë 400 milionë euro

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 14:58
emre demir 1024x576

Barca “rrezikon” sërish, firmos me “gjeniun” turk, klauzolë 400 milionë euro

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 14:58

Këto nuk janë ditët më të arta të Barcelonës, është më e pakta që mund të thuhet. Kriza financiare, ikja e idhullit Leo Messi dhe një ekip që nuk po gjen talente të reja në lartësinë e duhur të klubit, ka ndikuar në performancën e dobët të katalanasve në kampionat.  

Blerje të kushtueshme që nuk kanë dhënë rezultatin e shpresuar nuk kanë munguar, ndërkohë që drejtuesit zyrtarizuan sot një lojtar të ri, potencialisht i fortë, por që ende ka shumë për të treguar.

Behet fjalë për 17 vjeçarin Emre Demir, mesfushorin turk që Barca mori nga ekipi i Kayserispor për shifrën e 2 milionë eurove. Në gjithë marrëveshjen, ajo që stonon më shumë është shifra e klauzolës për të liruar të riun, plot 400 milionë euro.

Demir hyri në historinë e futbollit turk në moshën 15 vjeçare, me golin e shënuar pikërisht me Kayserisporin, që e shndërroi në golashënuesin më të ri të historisë të atij kampionati. Por pas atij kulmi, Demir edhe pse ka treguar talent, nuk ka spikatur për gola të shënuar.

Disa komentues kanë filluar ta cilësojnë si të guximshme blerjen e djaloshit, që gjithsesi do t’i bashkohet Barcelona B, aty ku deri dje luante kuqeziu Rey Manaj.