Dënimi i Llallës, Rama nga Nju Jorku: Pandëshkueshmëria është fakt, janë dënuar njerëz me pushtet

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 10:14
rama tv5 1024x576

Dënimi i Llallës, Rama nga Nju Jorku: Pandëshkueshmëria është fakt, janë dënuar njerëz me pushtet

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 10:14

“Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, dhe fakti që ka njerëz nga pushtete të forta që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar, flet vetë”. Kështu u përgjigj kryeministri Edi Rama gjatë intervistës për televizionin francez “TV5MONDE”, duke nënkuptuar dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Nga Nju Jorku, ku merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, Rama tha se Shqipëria po lufton për shtetin e së drejtës, në pajtueshmëri me atë që kërkon Brukseli, kur u pyet nëse është gjithmonë Shqipëria e pajtueshme me Evropën.

“Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e të drejtës dhe dua të shtoj edhe luftën kundër trafikut të drogës; së pari nuk jemi një përjashtim në Evropë, së dyti po të flasim për sasi, jemi ndër vendet me sasinë më pak të konsiderueshme dhe së treti kemi bërë përparime shumë të rëndësishme edhe në këtë drejtim”.