Gjergj Ruli merr titullin Nderi i Kombit në 60-vjetorin e lindjes

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 17:02

Gjergj Ruli merr titullin Nderi i Kombit në 60-vjetorin e lindjes

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 17:02

Ish-atleti dhe trajneri i atletikës, Gjergj Ruli, mori dekoratën “Nderi i Kombit” nga presidenti Ilir Meta, në ditën e 60-vjetorit të lindjes.

“Në shenjë vlerësimi për rezultatet e shkëlqyera sportive të shënuara si kampion dhe rekordmen atletike ndër vite. Për arritjet e spikatura, talentin e veçantë dhe personalitetin e tij dinjitoz në paraqitjen e vlerave kombëtare në këtë sport, duke dëshmuar profesionalizëm, jo vetëm si sportist, trajner dhe studiues, por dhe si drejtues i Federatës Shqiptare të Atletikës, me rezultate të larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në motivacionin e dekoratës.

“Është momenti që, të kthejmë më shumë vëmendjen drejt atletikës, ‘Mbretëreshës së të gjitha sporteve, që meriton një mbështetje më të madhe, pasi edhe sukseset mund të jenë më të mëdha, jo vetëm në disiplinat e saj, por në të gjitha sportet e tjera në vendin tonë”, tha presidenti në ceremoninë e organizuar në Durrës, vendlindjen e Rulit.

Ruli ka qenë atlet i klubit Dinamo dhe i ekipit kombëtar në disiplinat kërcim së gjati, 100m, 10 garësh dhe stafetë 4 x 100m, duke fituar gati 250 tituj dhe trofe brenda dhe jashtë vendit.