Greta Thunberg tallet me Joe Biden

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 22:28
greta biden 1024x576

Greta Thunberg tallet me Joe Biden

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 22:28

Aktivistja e mjedisit Greta Thunberg është tallur me Presidentin amerikan Joe Biden, pasi ai premtoi se do të adresonte çështjen e ndryshimeve klimatike me një plan të mirëmenduar.

Gjatë një marshimi në Berlin ditën e premte, suedezja tha se premtimet nuk po mbahen: “Ndërkohë që po lëmë pas pandeminë, shumë njerëz po thonë se kjo është një mundësi për të marrë veten duke respektuar mjedisin. Liderët botërorë po flasin për “rindërtim më të mirë”, duke premtuar investime që nuk dëmtojnë ambientin dhe duke vendosur qëllime të largëta, sa për të larë gojën. Po të shohësh se ku po investohet, e kupton se sa hipokritë janë këta liderë. Ne kërkojmë ndryshim”.

“Duket qartë që emetuesit më të mëdhenj të CO2 duan që të bëjnë të duket se po ndërmarrin masa duke mbajtur fjalime të mëdha”, shtoi Thunberg.