Inter dhe Atalanta barazojnë një ndeshje të “çmendur”

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 20:10
inter atalanta

Inter dhe Atalanta barazojnë një ndeshje të “çmendur”

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 20:10

Inter barazoi 2-2 ndaj Atalantës, në një ndeshje që i pati të gjitha: gola, penallti të humbur dhe ndërhyrje të VAR-it.

Zikaltërit e nisën ndeshjen shumë mirë, duke shënuar që në minutën e pestë, me anë të Lautaro Martinez, i cili shfrytëzoi një krosim të Barella për të dërguar topin në rrjetë.

Atalanta u përgjigj në minutën e 30, me një “bombë” të Malinovsky nga jashtë zone, ndërkohë që Handanovic mund të kishte bërë më shumë për të shmangur barazimin.

8 minuta më vonë, sërish një e majtë e fuqishme e Malinovsky vë në vështirësi portierin e Interit, grushtimi i të cilit nuk është i mirë dhe Toloi përfiton për të dërguar topin në rrjetë dhe për të përmbysur rezultatin.

Në pjesën e dytë, Inter e gjen barazimin me Dzeko (71’) dhe ka mundësinë më të mirë për të shkuar në 3-2, por Di Marco humb një 11-metërsh, duke e përplasur topin në traversë.

Në minutën e 88, Piccoli shënon për Atalantën, por arbitri e anulon golin për një top që kishte dalë jashtë vijës fundore. Lojtarët miq protestojnë për faktin se intervali mes daljes së topit jashtë dhe shënimit të golit ishte i madh, por vendimi nuk u kthye.