Kina liron 2 shtetasit kanadezë, pas lirimit të shefes së Huawei

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 08:43
kanadezet 1024x576

Kina liron 2 shtetasit kanadezë, pas lirimit të shefes së Huawei

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 08:43

Dy shtetas kanadezë janë liruar nga paraburgimi kinez dhe po fluturojnë për në Kanada, ka njoftuar kryeministri Justin Trudeau.

Michael Spavor dhe Michael Kovrig u akuzuan për spiunazh në vitin 2018, menjëherë pasi policia kanadeze arrestoi një drejtuese të teknologjisë kineze me urdhër të SHBA.

Shefja ekzekutive e Huawei, Meng Wanzhou, u largua nga Kanadaja të premten pas një marrëveshje me prokurorët amerikanë.

Ndalimet kanë shkaktuar tensione diplomatike me vite.

Kritikët akuzuan Kinën për ndalimin e kanadezëve në shenjë hakmarrje për arrestimin e zonjës Meng, për t’i përdorur si pjesë të negociatave politike. Pekini e mohoi me forcë këtë.

Të dy burrat kishin ruajtur pafajësinë e tyre gjatë gjithë kohës. Në një konferencë shtypi, Trudeau tha se ata kishin kaluar “një sprovë tepër të vështirë”.

“Për 1000 ditët e fundit, ata kanë treguar forcë dhe këmbëngulje”, shtoi ai.

Kryeministri tha se ata do të mbërrijnë në Kanada gjatë ditës së sotme dhe po shoqërohen nga Dominic Barton, ambasadori i Kanadasë në Kinë.