Kokainë dhe ekstazi tek UNUM Festival, Policia arreston 3 persona në Lezhë

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 10:41
unum festival 1024x576

Kokainë dhe ekstazi tek UNUM Festival, Policia arreston 3 persona në Lezhë

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 10:41

Policia e Lezhës ka vënë në pranga tre persona, tre të tjerë i ka proceduar penalisht, si dhe ka sekuestruar lëndë narkotike të llojit kokainë, ekstazi dhe canabis sativa, gjatë aktivitetit UNUM Festival.

Ata u kapën në aksin Lezhë-Shëngjin, pasi shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në automjete dhe persona që lëviznin për të hyrë në vendin ku zhvillohej festivali, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative.

“Si rezultat i kontrolleve, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: E.F., 22 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, S.K., 39 vjeç, lindur në Tiranë e banues në Amerikë dhe A.K.,25  banues në Kosovë dhe  u proceduan penalisht shtetasit B.A., 30 vjeç, banues në Australi,  A.A., 22 vjeç dhe M.M., 26 vjeç, banues në  Shkup, Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.