Lëndohet fëmija në kopsht, prindi padit edukatoren në Durrës

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 11:40
Policia Durres 1024x576

Lëndohet fëmija në kopsht, prindi padit edukatoren në Durrës

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 11:40

Një edukatore në Durrës është proceduar penalisht pas kallëzimit të një prindi se i është lënduar fëmija i mitur gjatë kohës që ka qenë në kopsht. Policia njofton se 40-vjeçarja me iniciale E. K. u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, ndërsa 3-vjeçari pas mjekimit në spital është dërguar në banesë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, shtetasja E. K., 40 vjeçe, banuese në Durrës, (edukatore në një kopsht në lagjen nr.14, Durrës), pasi ka bërë kallëzim shtetësja Z. Sh., se gjatë kohës që ka qenë në kopsht i është lënduar në këmbë  fëmija i mitur  3 vjeç dhe pas mjekimit në spital është larguar në banesë”, njofton Policia e Durrësit.