Opozita vendos, nuk e njeh vendimin për mbledhje online të komisioneve parlamentare

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 12:13
komisionet parlamentare 872x579

Opozita vendos, nuk e njeh vendimin për mbledhje online të komisioneve parlamentare

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 12:13

Partitë e opozitës kanë vendosur të mos e njohin vendimin e Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare për t’i zhvilluar online mbledhjet e komisioneve.

Sipas tyre, ky vendim “bie ndesh me rregulloren e Kuvendit dhe synon t’i shmanget përballjes me opozitën dhe të mohojë transparencën me qytetarët”.

A2 CNN ka mësuar se deputetët e opozitës do të jenë prezent fizikisht në mbledhjet e komisioneve.

Mënyra e organizimit të mbledhjeve të komisioneve u debatua edhe në seancën e fundit plenare. Socialistët thonë që kjo është e nevojshme për shkak të pandemisë, për të shmangur grumbullimin e deputetëve në hapësira të vogla. Por demokratët thanë që deputetët mund të paraqisnin certifikatën e vaksinimit, ose rezultatet e testit për Covid-19 çdo javë, për të shmangur infektimin e kolegëve.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, shkoi edhe më tej, duke thënë se deputetët duhet të kryenin me detyrim vaksinën e koronavirusit, përndryshe të mos lejohen të futen në Kuvend.