Pas Danimarkës, një tjetër vend skandinav i rikthehet normalitetit falë imunizimit

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 14:40
norvegji 3 1024x576

Pas Danimarkës, një tjetër vend skandinav i rikthehet normalitetit falë imunizimit

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 14:40

Pas 561 ditësh kufizimesh, Norvegjia është kthyer në normalitet. Nga 25 shtatori, vendi skandinav anulon kufizimet, përfshirë distancimin shoqëror

Norvegjia ka ndjekur gjurmët e Danimarkës që hoqi të gjitha masat kufizuese më 14 shtator

Kryeministrja Erna Solberg njoftoi se përveç heqjes së distancimit shoqëror, do të jetë e mundur të rihapen klubet e natës dhe restorantet do të jenë në gjendje të kthehen në kapacitetin e plotë.

“Tani ka ardhur koha për t’u kthyer në një jetë normale të përditshme. Tani ne mund të jetojmë normalisht”, tha kryeministrja norvegjeze.

Drita jeshile u bë e mundur mbi të gjitha falë suksesit të fushatës së vaksinimit. Sipas Institutit Norvegjez të Shëndetit Publik, rreth 76% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid, ndërsa 67% janë plotësisht të vaksinuar.