Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Patozi: Konflikti Basha-Berisha, konflikt “pronësie” midis atij që ka letrat, dhe tjetrit që shpreson në legalizim

Nga A2 CNN
25 Shtator 2021, 12:22 | Politikë
Patozi: Konflikti Basha-Berisha, konflikt “pronësie” midis atij

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi komenton edhe një herë konfliktin e hapur midis liderit aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me liderin historik si dhe themeluesin e saj, Sali Berishën.

Patozi përdor një metaforë, ku “lufta e ashpër e Lulit me doktorin është bërë njësoj si ato konfliktet e zakonshme të pronësisë në Shqipëri. Kur njëra nga palët mbështetet tek ligji i Urbanistikës, kurse tjetra i ka varur shpresat tek legalizimi. Berisha natyrisht që i përket kategorisë së dytë, sepse Partinë Demokratike me letra e ka Luli. Ndaj edhe që të ketë ndonjë shans për të fituar duhet të kapërcejë shumë pengesa”.

https://www.facebook.com/astrit.patozi/posts/4530472857012582

Por sipas tij, Berisha “duhet ta realizojë godinën pa leje nën hundën e policisë ndërtimore të Ramës, për ta bërë fakt të kryer, që t'i lindë e drejta për ta futur në legalizim. Por edhe sikur tek Kadastra t'ia bëjnë mbarë dhe t'ia japin certifikatën, prapë çështja do të shkojë në gjykatë.

Dhe aty pastaj është e sigurt që do të ketë  gjithmonë një përfaqësi të ambasadës amerikane, e cila do t'i ndjekë nga afër të gjitha seancat.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli