Përmirësohet koha në Rusi, “pole position” për Norris, mirë Ferrari, Verstappen në fund

Përmirësohet koha në Rusi, “pole position” për Norris, mirë Ferrari, Verstappen në fund
Moti përmirësua ndjeshëm në Soçi të Rusisë, duke lejuar përfundimin e provave zyrtare që dukeshin të rrezikuara në mëngjes nga shirat e vrullshme.
Në këtë situatë të pazakontë, edhe protagonistët ndryshojnë nga favoritët e përhershëm. Pole Position shkon të piloti i talentuar Lando Norris, në McLaren, ndërkohë që është një ditë e mirë për Ferrari, që merr vendin e dytë me Carlos Sainz.
Në vend të tretë një tjetër talent, ai George Russell me Williams që po mahnit çdo ditë e më shumë dhe që do të jetë në Mercedes sezonin e ardhshëm.
Kampioni i botë s Lewis Hamilton arriti kohën e katërt, ndërkohë që lideri i renditjes, holandezi” fluturues” Max Vestappen, ndodhet në fund për shkak të ndërrimit të motorit të Red Bull.