Plagosja në Vlorë, dëshmitarja për A2 CNN: Autori hodhi edhe një granatë

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 13:28
Plagosja ne Vlore deshmitarja per A2 CNN  Autori hodhi edhe nje granate 1024x576

Plagosja në Vlorë, dëshmitarja për A2 CNN: Autori hodhi edhe një granatë

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 13:28

Autori i plagosjes së një vajze në Vlorë paraditen e kësaj të shtune, e qëlloi sapo ajo hyri në lokal. Kështu thotë për A2 CNN kamerierja e lokalit ku me sa duket të dy kishin lënë takim.

Sipas dëshmisë së marrë nga A2 CNN, djali – tashmë i arrestuar – kishte edhe një granatë të cilën e ka hedhur në lokal pasi ka qëlluar mbi vajzën, por fatmirësisht nuk ka plasur.

Viktima është dërguar në spital dhe po merr trajtim mjekësor, pjashtë rrezikut për jetën. Autori mësohet se është një 30-vjeçar nga Shkodra, i identifikuar si Fadil Nika. Ndërsa viktima, një 20-vjeçare nga Berati, studente në Vlorë.