Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Plagosja në Vlorë, drejtori i Policisë, Çeliku, jep detaje për ngjarjen

Nga A2 CNN
25 Shtator 2021, 12:59 | Kronikë

Drejtori i Policisë së Vlorës, Bledar Çeliku, ka dhënë detaje mbi  plagosjen e ndodhur paraditen e të shtunës në qytet.

Sipas tij, viktima është një vajzë e moshës rreth 23 vjeç, e cila ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ai konfirmoi se autori është nga Shkodra dhe që ka qenë në lokal, ndërsa në momentin që vajza ka hyrë është çuar dhe e ka qëlluar me pistoletë, madje edhe duke e tërhequr.

“Janë dëgjuar krisma me armë në një lokal në afërsi të ambulancës. Falë reagimit të shpejtë të forcave Shqiponja është bërë e mundur neutralizimi i personit që ka qëlluar, është sekuestruar arma e zjarrit. Personi i dëmtuar është jashtë rrezikut për jetën. Për çdo veprim do t’iu njoftojmë”, tha Çeliku për gazetarët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë