Plagosja në Vlorë, identifikohet autori, iu sekuestruan arma e zjarrit dhe 2 granata dore

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 13:14
Plagosja ne Vlore identifikohet autori iu sekuestruan arma e zjarrit dhe 2 granata dore 1024x576

Plagosja në Vlorë, identifikohet autori, iu sekuestruan arma e zjarrit dhe 2 granata dore

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 13:14

Policia e Vlorës ka dhënë detaje mbi ngjarjen e nodhur paraditen e të shtunës në qytet, ku një djalë plagosi me armë zjarri një vajzë.

Policia arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes, të identifikuar si Fadil Nikaj, një 30-vjeçar nga Shkodra. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:05, në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjja “28 Nëntori”. Vajza e plagosur është një 20-vjeçare me inicialet K.Z., e lindur në Berat, por që ndiqte studimet në Vlorë.

Ajo është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, tha Policia.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një granatë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në çantën e autorit iu gjet dhe sekuestrua një granatë e dytë.