Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ronaldo mbështet Superligën e Europës: Ide e shkëlqyer

Nga A2 CNN
25 Shtator 2021, 15:29 | Futboll
Ronaldo mbështet Superligën e Europës: Ide e shkëlqyer

Projekti i Superligës Europiane, i mbështetur nga Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, tashmë ka një aleat të ri. Edhe pse ideja është refuzuar nga pjesa më e madhe e futbollit në kontinent, në mbështetje të saj ka dalë Ronaldo “Fenomeni”.

“Nuk është ide e keqe. Tifozët duan të shohin ndeshjet më të rëndësishme”, deklaroi Ronaldo. Ai shtoi: “Të pasionuarit e futbollit dëshirojnë të shohin Realin që luan kundër Milanit, Interit, Manchester City apo Paris Saint Germain. Duam t’i shohim këto sfida pa qenë të detyruar të presim çerekfinalet apo gjysmëfinalet e Champions”.

Sipas fenomenit, projekti ka potencial dhe në të ardhmen mund të ketë risi për klubet dhe tifozët, pasi ka ardhur koha që produkti i futbollit të përmirësohet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë