Shira të rrëmbyera në Soçi, provat zyrtare e Formula 1 mund të shtyhen ditën e nesërme

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 11:50
sochi 1024x576

Shira të rrëmbyera në Soçi, provat zyrtare e Formula 1 mund të shtyhen ditën e nesërme

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 11:50

Moti po vështirëson shumë vijimin e Çmimit të Madh të Soçit, në Rusi. Shirat e rrëmbyera pothuajse kanë përmbytur pistën ku në orën 14 pritet të zhvillohen provat zyrtare.

Prova e tretë e lirë ndërkohë u anulua, ashtu si gara e Formula 2 që pritej të fillonte në orën 12.30

Meteorologët flasin për një përmirësim të mundshëm të motit gjatë pasdites, por ende nuk ka një njoftim të organizatorëve për një shtyrje të mundshme, sepse pas orës 18 (17 lokale) edhe qartësia e shikimit të pistës nga pilotët ulet ndjeshëm.

Prova e tretë e lirë ndërkohë u anulua, ashtu si gara e Formula 2 që pritej të fillonte në orën 12.30

Ekziston edhe mundësia që provat zyrtare të zhvillohen ditën e nesërme, të njëjtin ditë me garën, diçka kjo që ka ndodhur dy vjet më parë në Suzuka të Japonisë, për shkak të pasojave të një tajfuni.