Situata në Kosovë, Basha i kërkon qeverisë të përdorë gjithë mekanizmat diplomatikë

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 11:42
basha 1024x570

Situata në Kosovë, Basha i kërkon qeverisë të përdorë gjithë mekanizmat diplomatikë

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 11:42

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë të përdorë gjithë mekanizmat diplomatike, duke e konsideruar shqetësuese situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas atij që e cilësoi vendim të drejtë dhe legjitim për vendosjen e reciprocitetit.

Ai tha se aktet kriminale atje janë të frymëzuara nga Beogradi zyrtar dhe synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit për interesat politike të Aleksandër Vuçiç.

Basha shprehu mbështetje të plotë për qeverinë e Kosovës dhe të gjithë faktorin politik të angazhuar në përballimin e kësaj situate. 

”Detyra e Shqipërisë, edhe si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë, por të përdorë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate. Nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit.” është qëndrimi i kryetarit të PD-së.