Berisha: Tanket në kufijtë e Kosovës, rezultatet e Ballkanit të Hapur

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 18:55
berisha vlore 1024x576

Berisha: Tanket në kufijtë e Kosovës, rezultatet e Ballkanit të Hapur

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 18:55

Sali Berisha foli në “Foltoren” e tij nga Vlora edhe për tensionet e ditëve të fundit në kufirin Kosovë-Serbi.

Sipas ish-kryeministrit, këto tensione janë rezultat i Ballkanit të Hapur.

“Ja rezultatet e Minishengenit, tanket në kufijtë e Kosovës. Ne nuk jemi komb jetim. Fat i madh që fuqia kombëtare u dyfishua falë pavarësisë së Kosovës. Por, tani po e pjesëtojmë duke u bashkuar me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Berisha.

Ish-kryeministri shtoi: “Ballkani i Hapur është në kundërshtim të qartë me Procesin e Berlinit. Ku dallojnë njëra nga tjetra? Procesi i Berlinit bazohet në bashkëpunimin e shteteve të barabarta. Ndërsa Minishengeni në hegjemoninë serbe ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.