Tirana ngec kundër Kastriotit, barazim edhe mes Teutës e Dinamos

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 15:46
Tirana ngec kunder Kastriotit barazim edhe mes Teutes e Dinamos 1024x576

Tirana ngec kundër Kastriotit, barazim edhe mes Teutës e Dinamos

Përditësuar më: 25/9/2021, ora 15:46

Tirana nuk ka marrë dot më shumë se një 1 pikë në sfidën kundër Kastriotit, të luajtur këtë të shtunë pasdite në Kamëz. Ishin krutanët që shënuan të parët në sfidën hapëse të javës së tretë të Kategorisë Superiore, por në fillim të pjesës së dytë, Seferi realizoi me kokë golin e barazimit.

Në takimin tjetër të ditës, Teuta dhe Dinamo u ndanë në një barazim pa gola në Durrës, ku asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjente rrugën e golit.

Të dielën në mbrëmje, në orën 19:45, Partizani pret Vllazninë në sfidën më të rëndësishme të javës. Ndërsa të hënën në drekë (ora 13:45) luhen edhe dy takimet e fundit, Egnatia-Skënderbeu dhe Laçi-Kukësi.