16 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar, lideri i Serie A është i frikshëm

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 22:42
nAPOLI SERIE A OSIMHEN CULIBALY 1024x576

16 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar, lideri i Serie A është i frikshëm

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 22:42

Napoli i Spalletti-t është nja “makineri” që deri në javën e 6 ka funksionuar në mënyrë perfekte në Serie A, madje ka trembur rivalët që janë në garë për titull këtë sezon.

16 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar tregojnë më së miri fuqinë e këtij ekipi që renditet në krye të futbollit italian. Skuadra e 6, e cila provoi forcën e napolitanëve të udhëhequr nga nigeriani

Victor Osimhen e kapiten Insigne, ishte Cagliari, i cili nuk bëri as reagimin më të vogël ndaj presionit të vazhdueshëm të vendasve, me të cilët aktivizohet edhe mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani. Në fund, rezultati ishte 2-0 në favor të Napolit.

Pas 6 sukseseve radhazi në Serie A, Spalletti nis tashmë të mendojë i qetë për sfidën e së enjtes ndaj Spartak Moscow të vlefshme për Europa League.