Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Albin Kurti pret të hënën kryeministrin Rama, zbulohen detaje nga takimi

Nga A2 CNN
26 Shtator 2021, 19:42 | Politikë
Albin Kurti pret të hënën kryeministrin Rama, zbulohen detaje nga

Menjëherë pas kthimit nga Nju-Jorku, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë për në Kosovë ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkohë, zbulohen detaje nga takimi, ku mësohet se Rama do të pritet në Kosovë me ceremoni shtetërore në Sheshin "Skënderbeu", rreth orës 08:50, ndërsa pas takimit, dy kryeministrat shqiptarë do të mbajnë një konferencë për mediat në orën 10:20.

https://a2news.com/2021/09/26/situata-ne-veri-te-kosoves-mepj-serbia-te-terheqe-forcat-e-armatosura-nga-kufiri/

Vizita e Ramës në Prishtinë vjen, kur situata mes Kosovës dhe Serbisë është mjaft e tensionuar dhe të dyja palët kanë vendosur forca ushtarake në kufi, teksa ditën e sotme, Ministria e Jashtme e vendit tonë i ka bërë thirrje Serbisë të tërheqë trupat e armatosura që të mos nxitet dhunë dhe trazira në veri të Kosovës.

Që prej 18 shtatorit kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju-Jork, ku po merr pjesë në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

https://a2news.com/2021/09/26/kurti-takon-kreret-e-opozites-pas-mbledhjes-se-keshillit-te-sigurise/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani