Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjermanët në kutitë e votimit, zgjidhet sot pasuesi i Merkel

Nga A2 CNN
26 Shtator 2021, 07:55 | Bota

Mbi 60 milionë gjermanë me të drejtë vote do të dalin sot të votojnë për të zgjedhur pasuesin e kancelares Angela Merkel, e cila i jep fund qëndrimit të saj në kryer të shtetit pas 16 vitesh.

Në rrugët e Berlinit do të mbahet sot dhe maratona e përvitshme, por gara e madhe do të jetë ajo në të gjithë vendin se kush do të drejtojë qeverinë në mandatin e radhës.

Votimi konsiderohet ndër më të rëndësishmit, pasi kancelarja Angela Merkel tërhiqet nga politika pas 16 vitesh si kancelare. Sondazhet nxjerrin favorit socialdemokratët e SPD me një diferencë të vogël prej 3 pikësh nga Unioni Kristiandemokrat dhe më pas vijnë të Gjelbërit.

Një rezultat paraprak do të shpallet sapo të mbyllen të gjitha qendrat e votimit në orën 18:00.

Ka shumë paqartësi në lidhje me këto zgjedhje. Sipas sondazheve më të fundit, më shumë se një e treta e votuesve ishin ende të pasigurt se për kë do të votonin, megjithëse një numër rekord tashmë i kanë postuar votat e tyre.

Nga tre kandidatët që konkurrojnë për rolin e kancelarit është Olaf Scholz. Si zëvendës i Merkel, ka qenë më e lehtë për të sesa për rivalin e tij konservator që të shihet si kandidat i vazhdimësisë.

Por edhe nëse ai fiton me shumë mundësi do të ketë nevojë për mbështetjen e dy partive të tjera për të formuar një koalicion.

A2 CNN Livestream

Dita jonë