Gjermanët zgjedhin pasuesin e Merkel, dalin “exit poll”-et e para

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 18:39
merkel 1 1024x576

Gjermanët zgjedhin pasuesin e Merkel, dalin “exit poll”-et e para

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 18:39

Mbi 60 milionë gjermanë me të drejtë vote kishin mundësinë këtë të diel për të zgjedhur pasuesin e kancelares Angela Merkel, e cila i jep fund qëndrimit të saj në kryer të shtetit pas 16 vitesh.

Procesi i votimit u mbyll në orën 18:00, ndërsa menjëherë kanë dalë “exit poll”-et e para, nga të cilat duket se rezultati do të jetë tejet i ngushtë. Sipas “exit poll”-eve të ARD, CDU/CSU  dhe SPD janë “kokë më kokë” me nga 25% të votave, “Të Gjelbërit”  15%, ndërsa FDP  11%.

Ndërkohë, sipas sondazhit të ZDF, i cili është i dyti më i madh për këto zgjedhje, CDU/CSU udhëheq me 26% të votave, kundrejt 24% të SPD, “Të Gjelbërit”  14,5%, FDP 12%.

Votimi i së dielës konsiderohet ndër më të rëndësishmit, pasi kancelarja Angela Merkel tërhiqet nga politika pas 16 vitesh si kancelare.

Nga tre kandidatët që konkurrojnë për rolin e kancelarit është Olaf Scholz. Si zëvendës i Merkel, ka qenë më e lehtë për të sesa për rivalin e tij konservator që të shihet si kandidat i vazhdimësisë. Por edhe nëse ai fiton me shumë mundësi do të ketë nevojë për mbështetjen e dy partive të tjera për të formuar një koalicion.