Holandezët në protestë kundër certifikatës së vaksinimit

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 14:41
holande 1024x576

Holandezët në protestë kundër certifikatës së vaksinimit

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 14:41

Qindra protestues marshuan kundër certifikatës shëndetësore në Holandë, pasi prova e vaksinimit kundër covid-19 u bë e detyrueshme për të hyrë në bare, restorante, teatro dhe ambjente të tjera.

Disa orë pasi kërkesa për të treguar certifikatën ose një test negativ, hyri në fuqi, kryeministri Mark Rutte shkarkoi nga detyra zëvendës ministren për cështjet ekonomike, pasi kishte vënë në dyshim masën e ndërmarrë.

Siç shpjegoi zyra e kryeministrit, komentet e saj binin në kundërshti me politikën e kabinetit lidhur me një çështje kaq te rëndësishme. Prezantimi i certifikatës, përkoi me heqjen e gati të gjitha masave të distancimit social në vend, ku 72% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.