Kurti takon krerët e opozitës pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 19:10

Kurti takon krerët e opozitës pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 19:10

Situata në veri ka bashkuar opozitën dhe qeverinë në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti priti në takim liderin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Sipas një njoftimi të qeverisë, në takim u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes, sigurisë, dhe ligjshmërisë në vend”.

Sakaq, krerët e partive opozitare kanë shprehur mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të shtetit.

Mbrëmjen e së shtunës, kryeministri Albin Kurti mblodhi këshillin e sigurisë kombëtare, pas përshkallëzimit të situatës në veri. Siç bëri të ditur qeveria e Kosovës përmes një deklaratë, Këshilli diskutoi për koordinimin e mëtejshëm të veprimeve strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend.

Pas incidenteve në Zubin Potok dhe Zvecan, ku ju vu zjarri një qendre të regjistrimit të automjeteve u sulmua një tjetër për regjistrim civil, 2 avionë serbë u panë pranë kufirit të Jarinjës gjatë së dielës.

Megjithatë situata raportohet të jetë e qetë, ndërsa bllokada në pikat kufitare vijon për të 7 ditë radhazi.  Më herët, disa media në Serbi kanë raportuar edhe lëvizje të tankeve drejt kufirit me Kosovën, por ushtria serbe nuk është deklaruar zyrtarisht për këtë çështje. Për shkak të zhvillimeve në veri presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ndërpreu vizitën në Shtetet e Bashkuara për t’u rikthyer në vend. Më herët, ajo e kishte cilësuar Serbinë si burimin kryesor të destabilitetit në rajon, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtarë të veprojë.