Një armë tjetër kundër koronavirusit, krijohet spraji që ul mundësinë e infektimit

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 09:48
Screenshot 8 19 1006x579

Një armë tjetër kundër koronavirusit, krijohet spraji që ul mundësinë e infektimit

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 09:48

Shkencëtarët britanikë bëjnë me dije se kanë krijuar një spraj hunde që ul në mënyrë të ndjeshme mundësinë e infektimit me koronavirusit.

Sipas krijuesve të këtij produkti, dy pompa në secilën anë të hundës mund të mbrojnë deri në 8 orë kundër koronavirusit.

Ata besojnë se spraji i quajtur Phoxwell mund të luajë një rol kyç në mbrojtjen e personave vulnerabël dhe do të inkurajojë njerëzit të kthehen në vendet e punës.

Sipërmarrësi dhe kirurgu, Rakesh Uppal, kreu i laboratorëve që ka zhvilluar këtë produkt ,shprehet se ky është një mjet i ri dhe shumë efektiv në luftën kundër pandemisë.