Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Nuk ndalet Donald Trump: Vetëm telefonata e doktorit më mban larg rikandidimit

Nga A2 CNN
26 Shtator 2021, 10:03 | Bota
Nuk ndalet Donald Trump: Vetëm telefonata e doktorit më mban larg

Donald Trump duket se e ka mjaft të qartë të ardhmen e tij politike, pas humbjes së zgjedhjeve shumë të kontestuara përballë Joe Biden.

Gjatë një intervistë telefonike, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehu edhe njëherë qartazi ambicien e tij të qartë për të rikandiduar në anën e republikanëve për drejtimin e Shteteve të Bashkuara.

I pyetur nga gazetari se çfarë do ta pengonte këtë synim të tij, Trump u përgjigj: “ Nuk e di. Ndoshta një telefonatë nga doktori për ndonjë gjë të keqe në lidhje me shëndetin, sepse gjërat ndodhin. Por duhet të them se jam shumë mirë më shëndet”.

Ndonëse u përball dy herë me “impeachment” gjatë mandatit të tij, Trump nuk e ka fshehur asnjëherë ambicien e tij për të rikandiduar për president që në ditët e para pas humbjes së zgjedhjeve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë