Parashikimi i motit 26 shtator 2021

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 07:18
Parashikimi i motit 1024x577

Parashikimi i motit 26 shtator 2021

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 07:18

Vijon moti i kthjellët në të gjithë vendin deri pas mesditës kur vranësira kalimtare shfaqen në pjesën më të madhe të territorit, më të shpeshta në qendër e jug.

Temperaturat e ajrit rriten në të dy vlerat ditore, më e ndjeshme rritja në vlerat e mesditës kur maksimumet ngjiten mbi 27°C në zonat malore dhe deri 33°C në zonat e ulëta.

Era do të fryjë e lehtë deri pas mesditës kur era merr shpejtësi mesatare, kryesisht në brigjet detare megjithatë dallgëzimi në Adriatik mbetet i ulët ndërsa dallgët në bregdetin jugor ngjiten deri 2 ballë.