Patozi: Në Perëndim, politikanët ikin edhe pa i humbur kurrë zgjedhjet

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 18:59
Merkel Basha 1024x576

Patozi: Në Perëndim, politikanët ikin edhe pa i humbur kurrë zgjedhjet

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 18:59

Këtë të diel, në Gjermani u mbajtën zgjedhjet parlamentare, rezultati i të cilave, të paktën sipas “exit poll”-eve të para, është tejet i ngushtë, ndërsa e vetmja gjë e sigurt është largimi i Merkel pas 16 vitesh drejtimi.

Astrit Patozi, ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, ka postuar në Facebook një foto të Merkel me Bashën dhe shkruan se “në Perëndim, politikanët ikin edhe pa i humbur kurrë zgjedhjet, ndërsa në Shqipëri ata nuk largohen edhe po t’i vrasësh”.

“JA KAQ ËSHTË DIFERENCA. Në Perëndim, politikanët ikin edhe pa i humbur kurrë zgjedhjet, ndërsa në Shqipëri ata nuk largohen edhe po t’i vrasësh. Sepse humbjet nuk i quajnë fare problem, por thjesht etapa krejtësisht normale të karrierës së tyre. Ja kaq “e vogël” është diferenca e për pasojë edhe kontrasti mes dy botëve”, shkruan Patozi.