
Pogradec, të miturit gjejnë armë në një banesë të mbyllur
Disa të mitur në Pogradec, kanë gjetur dy armë të tipit model 56, kalibër 7.62mm në një banesë të mbyllur, pronari i të cilës jeton prej vitesh në Angli.
Dyshohet që armët të jenë hedhur në oborrin e shtëpisë nga persona të tjerë, pasi ngjitur me këtë banesë është një rrugicë ku kalojnë shumë banorë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për ngjarjes.