Protesta kundër vaksinimit, procedohen organizatorët dhe disa persona

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 10:31
Screenshot 15 13 1024x551

Protesta kundër vaksinimit, procedohen organizatorët dhe disa persona

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 10:31

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 10 persona, në lidhje me protestat e organizuara fundjavat e fundit në Tiranë kundër vaksinimit nga koronavirusi.

Kështu,  pas protestës së zhvilluar të shtunën tek sheshi “Nënë Tereza” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” policia ka nisur procedimin ndaj organizatorëve, mes tyre dhe avokati Altin Goxhaj.

Personat e proceduar akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Të proceduarit janë A. G., 51 vjeç, A. B., 21 vjeç, K. O., 43 vjeç, A. Dh., 34 vjeç, K. G., 26 vjeç, E. D., 27 vjeç, A. P., 42 vjeç, I. K., 42 vjeç, B. B., 37 vjeç dhe K. K., 42 vjeç.