Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Tensionet në kufi, Kurti takon krerët e politikës, merr mbështetjen e tyre

Nga A2 CNN
26 Shtator 2021, 12:14 | Kosova
Tensionet në kufi, Kurti takon krerët e politikës, merr

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, kryeministri Albin Kuri është takuar mëngjesin e së dielë me drejtuesit e opozitës për të diskutuar në lidhje me tensionet në rritje me Serbinë pas vendosjes së masës së reciprocitetit për makinat që hyjnë nga ky vend.

Në takimin ku morën pjesë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Kurti i informoi ata në lidhje me situatën si dhe mori mbështetjen për veprimet e deritanishme.

“Takimi i sotëm është zhvilluar me qëllim të njoftimit të partive opozitare për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti në veri të Kosovës. U bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend”, thuhet në njoftimin për media.

Krerët opozitarë Krasniqi dhe Abdixhiku shprehën mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu