Treni del nga shinat dhe përmbyset, të paktën 3 viktima në SHBA

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 08:04

Treni del nga shinat dhe përmbyset, të paktën 3 viktima në SHBA

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 08:04

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe më shumë se 50 të tjerë mbetën të lënduar pasi një tren doli nga shinat në shtetin amerikan të Montanës.

Treni me pasagjerë i “Amtrak Empire Builder” u aksidentua në orët e pasdites, shumë pranë qytetit të vogël të Joplin.

Ai po udhëtonte nga Chicago to Seattle dhe ato momente brenda tij ndodheshin 141 pasagjerë dhe 16 pjesëtarë të stafit.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që bordi kombëtar i sigurisë së transportit ka nisur një hetim.