Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Viti i ri mësimor në Elbasan, mungesa e nxënësve mbyll 4 shkolla 9-vjeçare

Nga A2 CNN
26 Shtator 2021, 14:22 | Aktualitet
Viti i ri mësimor në Elbasan, mungesa e nxënësve mbyll 4

Vetëm katër muaj më parë oborri i shkollës së Kryezjarrit në Bashkinë e Elbasanit, gumëzhinte nga zërat e nxënësve. Ndërsa tani barishtet dhe heshtja shoqërojnë këtë shkollë 9-vjeçare. Dhe kjo heshtje nuk është vetëm për shkak të pushimeve verore.

Tashmë fenomeni i mbylljes së shkollave fillore dhe ato 9-vjeçare po prek edhe zona pranë qytetit të Elbasanit. Ato fëmijë që kanë mbetur, këtë vit shkollor do të duhet të ecin në këmbë deri në 1 orë apo më shumë për të shkuar tek shkolla më e afërt, e cila fatmirësisht ende ka numrin e nxënësve për të vijuar normalisht mësimin.

Të paktën edhe për këtë vit shkollor, pasi ai pasardhësi nuk është i sigurt. Fenomeni i shpopullimit të zonave rurale, tanimë po jep efektet e tij negative edhe në arsimin e brezit të ri, ku zona të tëra nuk kanë mundësi të plotësojnë as numrin minimal të nxënësve për të mbajtur shkollat e tyre të hapura. Dhe vit pas viti ky fenomen sa vjen e përhapet duke mos njohur frenim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë