Viti i ri shkollor, Kushi uron nxënësit: Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 11:22
Screenshot 17 15

Viti i ri shkollor, Kushi uron nxënësit: Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 11:22

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka uruar të gjithë nxënësit që të hënën do të rikthehen në bankat e shkollës.

Nëpërmjet një video-mesazhi ministrja Kushi shprehet se në të gjitha shkollat janë marrë masat për mbarëvajtjen e vitit shkollor. Ajo gjithashtu ftoi nxënësit të respektojnë masat anti-Covid pasi shëndeti është elementi më i rëndësishëm në këto kohë pandemie.

“Kënaqësia më e madhe për mua është që ju nesër do të nisni vitin e ri shkollor dhe do t’i mbushni klasat tuaja me gjallëri dhe dashuri. Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja ime për ju është që t’i respektoni të gjitha masat në shkollë”, nënvizon Kushi.