Vllaznisë i ikën fitorja nga “duart” ndaj Partizanit

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 21:55
Untitled collage 2021 09 26T214524.000 1024x576

Vllaznisë i ikën fitorja nga “duart” ndaj Partizanit

Përditësuar më: 26/9/2021, ora 21:55

Ndeshja kryesore e javës së tretë në Kategorinë Superiore mes Partizanit dhe Vllaznisë është mbyllur pa fitues, në një barazim 1-1.

Ndeshja nisi me një gol që në minutën e katërt nga braziliani i Vllaznisë Da Silva, i cili shfrytëzoi më së miri një asist fantastik nga Latifi. Edhe në vijim të pjesës së parë, shkodranët ishin më të qartë në lojën e tyre, ndërsa në 45 minutat e dytë Partizani shfaqi një “fytyrë” tjetër. Megjithatë, goli i barazimit u realizua vetëm në fundin e takimit me anë të të riut Arinaldo Rrapaj.

Pas këtij takimi, Vllaznia mbetet në vendin e tretë me 5 pikë, ndërsa për Partizanin ishte pika e dytë në këtë kampionat.

Ditën e hënë do të luhen edhe dy sfidat e fundit të javës së tretë të Superiores, Egnatia-Skënderbeu dhe Laçi-Kukësi.