Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

"Apokalipsi" në shkretëtirë mbledh me mijëra njerëz

Nga A2 CNN
27 Shtator 2021, 13:21 | Lifestyle

Me mijëra persona marrin pjesë në festivalin post-apokaliptik, i cili hapi dyert në shkretëtirën e Mojave në Kaliforni me pamjet e tij të çuditshme dhe futuristike të karaktereve e heronjve të ndryshëm.

Edhe këtë vit, festivali ishte frymëzuar nga filmi i njohur “Mad Max”, i cili fitoi dhe disa çmime Oscar për skenografinë dhe efektet speciale më të mira.

Dhjetëra makina të modifikuara dhe armë të rënda mbushën shkretëtirën për një fundjavë të tërë, duke krijuar disa pamje që dukeshin sikur nuk vinin nga kjo epokë apo botë.

Ky festival ka nisur që prej vitit 2010, por vitin e kaluar u anulua për shkak të pandemisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli