Ballkani i Hapur, Rama: Ne duhet të fitojmë sa të mundemi për vendet tona, mos të shikojmë se çfarë fiton Serbia

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 18:14
rama2 2 1024x543

Ballkani i Hapur, Rama: Ne duhet të fitojmë sa të mundemi për vendet tona, mos të shikojmë se çfarë fiton Serbia

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 18:14

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Prishtinës, u shpreh se vendet e rajonit duhet të bëjnë maksimumin për t’u zgjeruar në Ballkan dhe shtoi se “rruga e vetme për të dalë nga inercia e riprodhimit të historisë dhe për të prodhuar mirëqënie është Ballkani i Hapur, si pjesë komplementare me rrugën e integrimit të plotë në BE”.

“Unë e besoj 100% që rruga e vetme për të dalë nga inercia e riprodhimit të historisë dhe për të prodhuar mirëqënie është Ballkani i Hapur, si pjesë komplementare me rrugën e integrimit të plotë në BE, që nuk varet nga ne. Kosova duhet të lëvizte pa viza prej disa vitesh tashmë, pasi është i vetmi komunitet në Evropë me viza. Është rast absurd: me pasaportën e Jugosllavisë, gjyshërit tuaj lëviznin të lirë, ndërsa ju, që sot jetoni në shtet sovran, nuk e bëni dot këtë gjë. Ju dhanë detyrat, Kosova i bëri këto detyra dhe ende nuk mundeni të lëvizni lirshëm. Vendosën dhe demarkacionin me Malin e Zi pastaj. U bë dhe ai, por vizat nuk i heqin ende. Është një turp dhe këtë e them në çdo takim. Edhe Shqipëria duhet t’i kishte nisur negociatat, por nuk nisin. Këto janë gjëra që nuk i kemi në dorë. Mbajtjen peng të Kosovës dhe Shqipërisë nuk e bëjnë për antishqiptarizëm, por sepse kanë arsye të brendshme. BE-ja sot udhëhiqet nga interesa lokale dhe nga sondazhet. Sipas sondazheve, veprohet”, tha Rama.

Kryeministri shtoi: “Ne duhet ta bëjmë Shqipërinë dhe Kosovën shtete funksionale me vlerat e BE-së dhe me ato standarde. Jo se na e kërkon njeri, por kjo është ajo që duhet t’u kalojmë brezave të tjerë. Prandaj ne do ta bëjmë këtë. Se kur na fusin ata, kjo nuk varet nga ne. Nga ne varet vetëm që të bëjmë maksimumin që të zgjerohemi këtu. BE-ja nuk vjen dot në rajon të na thotë mos hapni kufijtë, mos fusni tregtinë e lirë. Ne duhet të fitojmë sa të mundemi për vendet tona, mos të shikojmë se çfarë fiton Serbia. Disa thonë që kjo e nënçmon çështjen strategjike të njohjes së Kosovës, por unë mendoj që është e kundërta. Në një atmosferë ku bëhen manovra në ajër është e vështirë për të marrë njohjen, ndërkohë që është më e lehtë kur një pjesë e shoqërisë bën biznes. Kështu ulet tensioni”.