Bllokada në kufijtë e Kosovës, serbët morën mbi 10 000 targa

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 15:31
kosova kufi 1024x576

Bllokada në kufijtë e Kosovës, serbët morën mbi 10 000 targa

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 15:31

KFOR-i shton patrullimet në veri të Kosovës, ndërsa bllokada e rrugëve që çojnë në kufirin me Serbinë ka hyrë në ditën e tetë.

Në një deklaratë, misoni i KFOR-it bën me dije se po monitoron nga afër situatën dhe se vazhdon të jetë i fokusuar në zbatimin e mandatit të tij, si pjesë e rezolutës 12 44. Pas incidenteve të së shtunës në Zubin Potok dhe Zveçan, situata paraqitet më e qetë në të dyja pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak.

Megjithatë, protesta e qytetarëve serbe që kanë bllokuar rrugën me radhë të gjata automjetesh e kamionësh, vazhdon. Serbia ka vendosur ushtrinë në gatishmëri, vetëm dy kilometra larg pikës kufitare të Jarinjës. Gjithashtu, ka provokuar një ditë më parë duke fluturuar avionë luftarakë në veri të Kosovës.

Ndërkohë, në katër pikat e tjera kufitare me Serbinë vijon puna normalisht. Autoritetet në Kosovë njoftojnë se që prej 20 shtatorit janë lëshuar mbi 10 000 targa të përkohshme për automjetet që kishin targa serbe.

Ndërkohë, SHBA dhe BE angazhohen për zbutjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe të bindin palët të ulen ne tryezën e negociatave gjatë javës. Jozef Borrel kërkon largimin e njësive speciale, ndërsa kreu i NATO-s apelon për përmbajtje.