Dalin nga burgu dy të akuzuarit për vrasjen e Hekuran Billës

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 14:50

Dalin nga burgu dy të akuzuarit për vrasjen e Hekuran Billës

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 14:50

Gjykata e Tiranës liroi nga qelia Viktor Markun dhe Sebastian Malin, dajë e nip, të akuzuar për vrasjen e Hekuran Billës. Masa e tyre arrest ne burg u zbut në “arrest shtëpie” deri në shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për shuarje të masës, për shkak të skadimit të afateve të paraburgimit.

Në qershor, Gjykata liroi nga qelia edhe Adiola Lakrën, të arrestuarën e tretë për ngjarjen, e dyshuar si personi që nxori në pritë Billën.

Hekuran Billa u qëllua për vdekje mbrëmjen e 11 qershorit 2020, në afërsi të Komunës së Parisit. Ai ishte në lëvizje, me makinën e tij tip BMW X6 në momentin kur u qëllua. Viktima, me origjinë nga Kukësi, mori plagë në kokë dhe në trup nga breshëria e automatikut.

Vrasja dyshohet se është kryer për hakmarrje, pasi Billa ka vrarë në Angli në vitin 2006 Prel Markun, ndërsa la të plagosur tre persona të tjerë, Petrit Brahon, Agron Gjonin dhe Musa Rrahmanin.