Dënohet me 1 vit e gjashtë muaj burg ish-kreu i Kadastrës Berat

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 15:28
SPAK SEKUESTRO ISH GJYQTAREVE frame 1313 1024x576

Dënohet me 1 vit e gjashtë muaj burg ish-kreu i Kadastrës Berat

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 15:28

Gjykata e Posaçme dënon me 1 vit e gjashtë muaj burgim Ervin Nelajn, ish-kreun e Kadastrës së Beratit. Për të, SPAK kishte kërkuar 3 vite burg. Ndërsa Xh. Toto, e bashkëpandehur e tij, u dënua me 1 vit e 4 muaj.

Nelaj u arrestua në shkurt të këtij viti pas dyshimeve se në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.