Edhe gjimnazet me turne, lëndët shkencore më prioritet për t’u mësuar

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 16:55

Edhe gjimnazet me turne, lëndët shkencore më prioritet për t’u mësuar

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 16:55

Nisja e vitit të ri shkollor me turne dhe orare të reduktuara ka nxitur një protestë të prindërve. Në rrugë “online”, ata kanë nisur firmosjen e një peticioni ku kundërshtojnë mësimin e fëmijëve me kohë të pjesshme.

Prindërit shprehen se pandemia e Covid-19 nuk mund të cungojë marrjen e dijeve, e aq më tepër me orare të papërshtatshme. Ministria e Arsimit ka bërë ndarjen e shkollave të cilat për shkak të numrit të lartë të nxënësve, duhet të alternojnë mësimin me turne.

Madje në disa godina arsimore do të ketë edhe mësim me katër turne. Mësimi me turne dhe orët e reduktuara për nxënësit do të shoqërohen me vështirësi, por i gëzohen faktit që janë rikthyer fizikisht.

Të shqetësuar janë edhe prindërit, të cilët kërkojnë që të ketë një vëmendje të veçantë këtë vit, pas dy viteve po aq të vështira.

Udhëzimi për mësimin me turne dhe orët e reduktuara nuk ka një afat përfundimtar nga Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë, pasi çdo skenar do të varet nga situata pandemike në vend.