Kush do të pasojë Merkel? “Gjermania”, “Kenia” ose “Xhamajka”, disa koalicione të mundshme për qeverinë e re

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 15:01

Kush do të pasojë Merkel? “Gjermania”, “Kenia” ose “Xhamajka”, disa koalicione të mundshme për qeverinë e re

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 15:01

Ndërsa Gjermania po hyn në një epokë të re, pa kancelaren Angela Merkel, për herë të parë vendi mund të ketë një koalicion 3-palësh.

Nuk është e sigurt nëse qeveria do të udhëhiqet nga social-demokrati Olaf Scholz, apo konservatori Armin Laschet, por dy partitë e vogla duket se e kanë prerë biletën për të qenë pjesë e ekzekutivit. Me respektivisht 14.8 për qind dhe 11.5 për qind të votave, të gjelbrit e Analena Barbek dhe Demokratë e lirë të FDP-së, duket se do të jenë vendimtarë në formësimin e qeverisë post Merkel.

Janë disa, koalicionet që mund të rezultojnë pas zgjedhjeve të 26 shtatorit, e secili prej tyre është pagëzuar me një emër mbi bazë të ngjyrave të partisë.

I ashtuquajturi koalicioni semafor, do të ishte ai mes SDP-së, të gjelbërve dhe FDP-së e do të udhëhiqej nga social-demokrati Scholz.

Koalicioni  i dytë i mundshëm mban ngjyrat e flamurit të Xhamajkës, dhe do të përfshinte CDU/CSU, FDP dhe të gjelbrit. Armin Laschet do të ishte në këtë rast kancelar.

I treti është koalicioni Kenia, dhe do të përbëhej nga CDU/CSU, SPD dhe të gjelbrit. Ngjizja e 4-t, mban ngjyrat e flamurit gjerman dhe do të bënte bashkë CDU/CSU, SPD dhe FPD-në. Pozitiv është fakti se partitë radikale do të mbeten jashtë.

De Linke e ekstremit të majtë, nuk e arriti pragun e 5 përqindëshit, i nevojshëm për të hyrë në parlament e megjithatë siguroi mbijetesën me tre mandate direkte. Alternativa e djathtë humbi një pjesë të mbështetjeve në rang kombëtar edhe pse rezultoi partia kryesore në Saksoni dhe Turingji.